Aktualitet

Mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë/ Zbulohet data se kur hyri në Shqipëri biznesmeni turk. 27-vjeçari mohon akuzat, ja çfarë shkruan në rrjetet sociale

Published

on

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me kërkimet për kapjen e biznesmenit turk Faruk Ozer, i cili rezulton të jetë i shpallur në kërkim për mashtrim dhe që dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera me qëllim arrestimin e biznesmenit turk. 27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrimin më të madh në histori në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike THEODEX që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për gazetaren ‘News24’ se Faruk Ozer rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti.

Nga ana e tij, Faruk Ozer mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ozer gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta.

Exit mobile version