Kronikë

Mat/ Plumba në drejtim të banesës së bashkfshatarit, arrestohet 25 vjeçari, gjenden fishekë e granatë

Published

on

Një telefonatë e mbërritur në 129, ka vënë në alarëm Policinë e Matit, ku mësohet se në drejtim të një banese në një fshat të Matit, ishte qëlluar me armë  zjarri. Por, për fat pa shënuar të lënduar. Policia nisi hetimet, indentifikoi autorin dhe mundësoi ndalimin e tij

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë informacion se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.Menjëherë pas njoftimit të marrë, Policia e Matit ka organizuar punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, është bërë i mundur identifikimi në kohë reale i autorit të dyshuar dhe lokalizimi i vendndodhjes së tij.Falë mirorganizmit të punës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi, i cili për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së shtetasit L. N.Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”

 

Exit mobile version