Connect with us

Aktualitet

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë do të mbahet javën e fundit të nëntorit në Durrës, në “sitë” 86 marrëveshje të nënshkruara mes palëve

Published

on

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë do të mbahet javën e fundit të Nëntorit në Durrës. Lajmi u bë me dije ditën e sotme nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Gjatë kësaj mbledhje do të bëhet një rishikim i marrëveshjeve mes dy vendeve. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje të nënshkruara mes palëve.

Në fjalën e saj Xhaçka tha se do të ngrihet një grup pune për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet e reja që do të bëhen në të ardhmen.

Mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që do të bëhet në javën e fundit të nëntorit në Javën e Flamurit, e 7 në radhë e përbashkët, që do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të kaluara deri tani, bëhet fjalë për 86 marrëveshje të lidhura gjatë takimeve të përbashkëta janë zhvilluar deri tani.  

Qëllimi është të çojmë para këtë proces për t’i dhënë një shtysë të re të gjitha marrëveshjeve dhe për të identifikuar fusha të reja bashkëpunimi. Në mbledhjen e dy qeverive do të preken  fushat e ekonomisë, diplomacisë, drejtësisë, shkenca e kultura. Dy ministritë e jashtme, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë vendosur  krijimin e një grupi pune të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet në të ardhmen“, u shpreh Xhaçka.