Bota

Mbretëria e Bashkuar arrin shifër rekord këtë fundjavë

Published

on

Në Mbretërinë e Bashkuar vijon vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19.

Objektivi i autoriteteve është vaksinimi i 15 milionë personave deri në mes të muajit Shkurt. Në këtë grupim përfshihen të moshuarit dhe personat më të rrezikuar nga virusi.

Ditën e shtunë, në MB janë shënuar shifra rekord të vaksinimit. Konkretisht brenda 24 orëve, janë vaksinuar mbi 600 mijë persona. Deri në këto momente, mbi 8.9 milionë persona në total,  e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Qeveria parashikon se deri në vjeshtë të këtij viti, çdo qytetari në MB do t’i jetë ofruar vaksina anti-Covid.

Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet e goditura rëndë nga koronavirusit me mbi 100 mijë viktima që prej fillimit të pandemisë.

Qeveria është përballur me kritika për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe infektimeve. Kritikët sugjerojnë se qeveria duhet të kishte izoluar vendin javë përpara se virusi të përhapej masivisht.

Për momentin MB gjendet në një izolim (lockdown) të tretë kombëtar, i cili ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

Fushata e vaksinimit, më e madhja në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, shihet si një shpresë për të afruar rikthimin në normalitet.

Exit mobile version