Connect with us

Shendeti

Mbushen spitalet Covid, rritet numri i pacientëve në moshë të re.

Published

on

Ka ardhur në rritje numri i rasteve të reja nga koronavirusi në vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Sipas të dhënave rezulton se me shtimin e numrit të rasteve është rritur dhe numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid.

ABC raporton se vetëm paraditen e kësaj të hëne janë shtruar në spitalin Infektiv 14 pacientë ndërsa në spitalin Covid 2 ku kryesisht adresohen urgjencat nga Tirana dhe nga veriu numri i shtretërve është drejt ezaurimit.

Sipas të dhënave rezulton se mes pacientëve të shtruar në spital për ndihmë mjekësorë është rritur ndjeshëm numri i të rinjve.

Në katër spitalet Covid aktualisht po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar 876 raste të reja dhe njëmbëdhjetë humbje jete, duke e çuar në 78,127 mes të cilëve kanë humbur jetën 1 380 qytetarë.