Sociale

Me burrin e paralizuar dhe me fëmijët e vegjël, Albina Vuka i lutet Zotit e shtetit: Kërkoj një shtëpi sa të fus 3 fëmijët dhe burrin e sëmurë brenda

Published

on

Tërmeti i 26 nëntorit dhe braktisja shtetërore vazhdojnë të prodhojnë pasiguri tek banorët që u prekën prej tij. Banorja e Lezhës Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier. Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur. Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësaj familjeje, të cilës edhe pse shtëpia u është cilësuar DS4, ende nuk po shohin ndihmë nga shteti. Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.

 

Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme. Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier i sëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjet qetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda. Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.

 

 

Exit mobile version