Aktualitet

“Me dy plagë në kokë, hyrëse dhe dalëse”, çfarë konstatoi mjekësia ligjore në autopsinë e Aldi Ramës

Published

on

Ekspertiza mjeko-ligjore, i ka dhënë fund spekullimeve nëse 21-vjeçari, Aldi Rama, djaloshi që vrau punonjësin e policisë, Saimir Hoxha në Lezhë, është vëtëvrarë apo vrarë nga forcat RENEA.

Mjekët në Tiranë kanë kryer autopsinë e djaloshit 21-vjeçar, nga ku rezultoi se vdekja e Ramës ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, duke i sjellë shembjen e trurit dhe përhapjen e hemoragjisë.

Ekspertët thonë se kokën e viktimës janë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit, shkruan Ora News.

Më tej mjekët, pasqyrojnë se në pjesën hyrëse të plumbit, vërehet një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës.

Rreth e qark plagës janë konstatuar prani e faktorëve plotësues të qitjes, siç janë grimcat e barutit.

Duke u nisur nga këto të dhëna dhe analizimi i tyre, mjekët kanë dalë në përfundimin se Aldi Rama, ka qëlluar vetëm me pistoletën e tij që në 28 shtator mbante me vete.

Exit mobile version