Aktualitet

Me foto teksa zbret nga avioni, Rama mbërrin në Budapest: Fokus i bisedave do të jetë ecuria e integrimit europian të Shqipërisë

Published

on

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në një vizitë zyrtare në Budapest.

Në një postim në Instagram, Rama kan postuar foto teksa zbret nga avioni. Ai shkruan se ftesën për të shkuar në Hungari e ka marrë nga kryeministri Viktor Orban.

Kreu i qeverisë ndër të tjera thotë se është në Hungari për një vizitë pune pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë

“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur” shkruan Rama në postimin e tij.

Më herët u tha se Rama pas takimit në Hungari, nesër do të vizitojë Bullgarinë e ndërsa në vend do të kthehet të mërkurën.

Exit mobile version