Uncategorized

“Më jep 600 euro ose të vrava!”, Policia zbardh plagosjen në Theth dhe arreston dy vëllezërit që qëlluan Paulin Harushën (DETAJE)

Published

on

Policia ka zbardhur plagosjen e Paulin Harushës dy ditë më parë në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak se Kujtim Koçeku i ka kërkuar Harushës një shumë prej 600 eurosh, të cilën sipas tij ai ja kishte borxh për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Në momentin që Paulin Harusha ka refuzuar t’ja japë Koçekut shumën e kërkuar ky i fundit ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Në pranga të policisë përveç Kujtim Koçekut ka rënë edhe vëllai i tij, Nikolin Koçeku i cili akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes soe dhunës për dhënin e pasurisë”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 9 gusht ku Harusha ishte duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në në drejtim të fshatit Nderlysë, ku Koçeku i “preu rrugën” duke e qëlluar me armë zjarri.

23-vjeçari, i cili po qarkullonte me mjetin e tij, ka mbetur i plagosur nga të shtënat ndaj tij, megjithatë ka mundur që të shkojë vetë në qendrën shëndetësore për të marrë ndihmën e parë nga mjekët.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Kujtim Koçeku, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi më datë 09.08.2021 ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., i cili po udhëtonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit Nikolin Koçeku, 37 vjeç, vëllai i shtetasit Kujtim Koçeku, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objekti, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të shtetasit P. H., në momentin kur shtetasi P. H. është plagosur me armë zjarri nga shtetasi Kujtim Koçeku.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

Exit mobile version