Lajme

Më në fund Berisha foli! Kush e ka fajin për çka ndodh në PD

Published

on

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha e ka pranuar që statuti i partisë është shkelur. Në një intervistë televizive, Berisha ka folur për problemet e brendshme në PD dhe kundërshtarët e Bashës.

Ai tha se ndërhyrjet në statut janë të domosdoshme dhe se palët duhet të bashkohen për të kapërcyer krizën. Berisha tha se ish-bashkëpunëtorët e tij, sot kundërshtarë të Bashës duhet të kujtojnë investimin e tyre politik.

Ka një propozim nga një pjesë e kryesisë së PD-së që kërkojnë ndryshime të rëndësishme në statutin e PD-së, për të rikthyer kompetencat tek institucionet dhe jo për ta kthyer në pronë të pronarit. Cili është gjykimi i Sali Berishës?
Gjykimi i Sali Berishës, që ja kam shprehur dhe kryetarit dhe këtyre., është se ndërhyrjet në statut janë të domosdoshme. Ndonëse duhet të them që statuti ka nene që janë shkelur. Për të shmangur të gjitha këto, unë gjykoj se palët duhet ti bashkojnë ndryshimet statutore. Në bisedat që kam pasur kam gjetur gatishmëri të plotë tek kryetari i PD-së, edhe tek të tjerët.

Unë gjykoj se kjo është një rrugë me interesin më të madh për të gjitha palët për ta kapërcyer këtë krizë të PD-së. Në këtë rrugë çdo palë duhet të lëshojë diçka, në emër të një perspektive të partisë dhe të vetë politike. Unë gjithnjë më ka rastisur të takoj politikanë nga Shqipëria, nga Kosova, nga të gjitha anët, që ishin shumë të zemëruar në shkallën më të lartë me kryetarin, por unë ju kam rikujtuar një gjë: Problemi është investimi yt. Njerëzit që kanë investim politik, ata duhet të kujdesen mbi të gjitha për investimin e tyre politik.

Po të marrësh disa prej bashkëpunëtorëve të mi, të marrësh se çfarë kanë shkruar ndaj meje, mund të bësh vëllime, por unë përsëri i kam pranuar ata plotësisht pikërisht mbi bazën e investimit të tyre politik, dhe kam qenë i kënaqur që ata po kthehen në investimin e tyre politik. Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë politikanët që të kthehen në investimin e tyre politik dhe të gjejnë një gjuhë, nëpërmjet kompromiseve të shkojnë drejt një perspektive të re.

 

 

Exit mobile version