Connect with us

Aktualitet

Me një foto të vetme, Olta Gixhari tregoi gjithçka për të birin

Published

on

Në fund të muajit gusht, Olta Gixhari mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë. Aktorja e mirënjohur solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Amar. Gjatë këtyre muajve, Gixhari ka ndarë shpesh momente me të voglin e saj, por është kujdesur gjithmonë të mos zbulojë portretin.

Tashmë që kanë mbetur pak muaj nga ditëlindja e parë e tij, Amar duket se është një bebush shumë i shkathët. Olta ka ndarë një fotografi të marrë nga interneti në të cilën shfaqet një fëmijë që është ngjitur në raftet e kuzhinës.

Më këtë foto, Olta ka treguar se një fëmijë çamarrok është dhe djali i saj tashmë që po rritet dita ditës. “Kështu është edhe Amar tip i qetë”, ka shkruar Olta me humor krahas fotos.