Lajme

Me sa lekë je shpërblyer që të thuash se je me virus”/ Këngëtarja shqiptare i kthehet ndjekëses: Injorante…

Published

on

Ditën e djeshme Këngëtarja Adelina Thaçi deklaroi se është shëruar nga COVID-19. Ajo u infektua më 8 korrik, lajm të cilin e dha vetë nëpërmjet rrjeteve sociale. Tashmë pas 20 ditësh këngëtarja nuk është më e sëmurë.

Por disa ndjekës kanë ngritur dyshimet se ajo është paguar për të thënë se është prekur me koronavirus. Adelina Thaçi publikoi mesazhin e një prej ndjekësve në Instagram, që e pyet sesa lekë ka marrë shpërblim.

 

“Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”- i shkroi ndjekësja. Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorant/e si ti ka sa të duash.”

 

Adelina Thaçi publikoi mesazhin në InstaStory dhe shkroi: “Shihni injorantët që s’kanë besim në virus, e as në Zot. Janë po këta njerëz që shpërndajnë virusin dhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet t’iu them se nëse për ju gjithçka është ana financiare, unë se kam pas dhe as nuk e kam atë problem.”

Exit mobile version