HOROSKOPI

Më thuaj çfarë shenje HOROSKOPI je të të them cila është ËNDRRA jote në sirtar!

Published

on

Disa ëndrra janë bërë për t’u mbajtur mend, ca më shumë për për t’u harruar, kurse disa të tjera flenë tek gjithësecili prej nesh derisa një forcë, herë e dukshme dhe herë e padukshme guxon t’i nxjerrë në dritë.

Mos mendoni se ëndrrat shihen sy hapur apo vetëm kur flini gjumë, shenjat e horoskopit për shembull ëndërrojnë falë energjisë kozmike. Le t’i zbulojmë së bashku:

Dashi: Të bëhet një lider i suksesshëm dhe të realizojë projekte të mëdha, për të cilat ë mbahet mend gjatë. Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga dikush tjetër, ndaj do të shënojë me gërma të arta emrin e tij. Ambiciozë të mëdhenj!

Demi: Të ketë siguri në të gjitha fushat e jetës. Demat njihen si njerëz të cilët dëshirojnë të kenë siguri në jetë. I kap frika nëse nuk kanë diçka të sigurtë. Ah more Dem, sa shumë e dëshiron jetën e mirë!

Binjakët: Dëshirojnë të kenë eksperienca të reja dhe të mësojnë gjëra të reja. Një binjak nuk lodhet duke mësuar gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme. Vazhdoni kështu!

Gaforrja: Dëshiron të ketë momente romantike me personin e zemrës dhe të tjerët të paguajnë për të. Liria e vërtetë është gjithmonë në mendjen e një gaforreje dhe ata nuk do pushojnë së luftuari derisa ta kenë. Sa e zgjuar Gaforrja!

Luani: Luani njihet si një ndër shenjat udhëheqëse të horoskopit, porn ë dallim nga Dashi nuk vuan as për pushtet e as për të qenë në i miri. Për të është e rëndësishme të gëzojë respektin e njerëzve që e rrethojnë. Dëshira e tij më e fshehur është të kujtohet si një njeri i mirë. Na habiti ky Luani, apo jo?

Virgjëresha: Për Virgjëreshën, çelësi i lumturisë është dashuria. As nuk guxon ta imagjinojë jetë pa të, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit e dashur. Duke qenë shenjë këmbëngulëse dhe punëtore, në përgjithësi i realizon të gjitha. Por dëshira më e madhe është të ketë një familje të bukur dhe të japë e marrë sa më shumë dashuri, sipas living. Do të të mbysë sheqeri, moj Virgjëreshë!

Peshorja: Dëshiron të krijojë balancë dhe të bëjë bamirësi. Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e duhur, një Peshore do ndihet shumë mirë dhe e realizuar. Sa të mirë jeni ju Peshoret!

Akrepi: Dëshiron të jetë në krye të çdo gjëje dhe të rregullojë të gjitha mosmarrëveshjet. Akrepët dëshirojnë shumë t’i bëjnë të tjerët të mendojnë se janë gabim. Ata duan të kenë sukses atje ku të tjerët dështojnë. Sa të rrezikshëm Akrepët!

Shigjetari: Dëshirojnë të bëjnë risi dhe ndryshime të vërteta në botë. Shigjetarët janë shumë socialë dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim.

Bricjapi: Dëshirojnë të admirohen nga miqtë dhe familja e tyre Një Bricjap ka shumë dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre. Njihen si shenjë që punon fort.

Ujori: Ka një dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij. Ujori dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë. Ata guxojnë për të ndryshuar jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon. Bravo të qoftë o Ujor!

Peshqit: Dëshira e tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet. Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar. Dëshira më e madhe e tyre është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në kokën e tyre. Zgjohu nga ëndrrat dhe jeto jetën.

Exit mobile version