HOROSKOPI

Më thuaj çfarë shenje horoskopi ke, të të them sa i zoti je kur puth

Published

on

Shenjat e horoskopit, përveçse të japin informacion se si parashikohet të shkojë dita, të japin edhe disa udhëzime lidhur me karakteristikat që ka çdo shenjë. Nëse ndonjëherë keni pyetur veten se sa mirë mund të puthni apo cila është shenja e horoskopit që puth më mirë, artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë. Edhe diçka: jepni dashuri dhe puthni sa më shumë!

DASHI: Dashi puth në një mënyrë të fuqishme. Puthja e Dashit karakterizohet nga energjia dhe lë mjaft mbresa edhe pasi mbaron. Kjo shenjë di si ta ndezë partnerin apo partneren edhe vetëm me një puthje.

DEMI: Mënyra se si puth një Dem është ndryshe nga sa duket. Ai puth ngadalë dhe në një mënyrë shumë sensuale. Ai gjithashtu preferon përkëdheljet dhe gjithnjë e nis një puthje duke u përkëdhelur.

BINJAKËT: Duke qenë se natyra e tyre ndryshon hera-herës, edhe puthja ndikohet nga ky ndryshim. Megjithatë, Binjakët nuk zhgënjejnë asnjëherë sepse tregohen të shkathët dhe spontanë, çka u shton lezetin puthjeve.

GAFORRJA: Gaforrja është ndoshta shenja që preferon të puthet më shumë nga të gjithë dhe madje puth vetë e para dhe nuk e ka problem këtë gjë. Për Gaforret e rëndësishme është që ta kënaqin partnerin/en.

LUANI: Kur një Luan puth me shumë mundësi ju dridhet i gjithë trupi! Dorëzojuni Luanit sepse do t’ju udhëheqë ashtu siç duhet.

VIRGJËRESHA: Duke qenë se Virgjëresha është një shenjë që pëlqen të jetë perfekte, edhe puthja e saj do të jetë patjetër e tillë: e kujdesshme deri në detajet më të vogla.

PESHORJA: Peshoret kanë më shumë dëshirë të kënaqin partnerin apo partneren sesa të kënaqen vetë, por duan një provokim nga ana tjetër përpara se të veprojnë. Megjithatë, me gjithë përkushtimin që i karakterizon, dinë si të puthin e të dhurojnë kënaqësi.

AKREPI: Të zjarrtë dhe të mistershëm, Akrepat kanë puthje me shumë “helm”, çka do të thotë se puthjet e tyre mbeten përgjithmonë në kujtesë.

SHIGJETARI: Shigjetarët kanë një karakter shumë kërkues. Ata puthin mjaft mirë dhe pa ndërprerë, kjo sepse u duket më aventureske.

BRICJAPI: Bricjapët janë mjaft elegantë dhe puthjet e tyre janë të tilla. Por diçka që i karakterizon këta të fundit është se pëlqejnë të bëjnë pak të vështirin, çka do të thotë se nuk e japin lehtë puthjen.

UJORI: Ujorët pëlqejnë të puthen papritur dhe në mënyrë spontane. Ata gjithashtu pëlqejnë të puthen nga njerëz të cilët fillimisht nuk tregojnë interes ndaj tyre. Nëse janë vërtet të interesuar dinë të puthin me butësi dhe zjarr njëkohësisht. Janë me vërte me fat personat që puthin një ujor.

PESHQIT: Peshqit puthin butë, janë mjaft të kujdesshëm dhe pëlqejnë që edhe partneri t’i puthë pikërisht në këtë mënyrë.

Exit mobile version