HOROSKOPI

Më thuaj çfarë shenje je, të të them çfarë babai do të jesh në të ardhmen

Published

on

Të jesh një baba i mirë jo gjithmonë është e lehtë, disa arrijnë ta luajnë këtë rol në mënyrë shumë natyrale, ndërkohë që të tjerë e kanë disi të vështirë. Megjithatë të jesh një baba i mirë dhe i përgjegjshëm është diçka që jo vetëm që mësohet gjatë sfidës së gjatë të prindërimit, por përcakohet edhe nga parashikimet e yjeve. Sipas zodiakut ja cilët janë më të shkëlqyerit dhe ata më ‘’pak’’ të mirët.

1.Bricjapi: Bricjapët janë baballarë dhe mësues njëherësh për fëmijën e tyre. Ata duan që të vegjlit të jenë të edukuar dhe të përgjegjshëm. Për këtë arsye baballarët Bricjapë janë gjithë kohës në kërkim të mënyrave më të mira të edukimit, qofshin këto kreative apo tradicionale, si dhe inkurajojnë vetëformimin e tyre që në moshë të herët.

2.Demi: Demat janë ndër baballarët më të dashur. Ata duan që fëmijët e tyre të ndihen të sigurt në gjirin e familjes. Këta baballarë janë gjithashtu të duruar me ta dhe inkurajojnë shpirtin e besnikërisë.

3.Binjakët: Si baballarë Binjakët duan që fëmijët e tyre të jenë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Ata kujdesen mjaft për ushqimin dhe përzgjedhin produkte sa më të mira. Formimi intelektual është një tjetër objektiv që këta prindër kanë për të vegjlit e tyre.

4.Gaforrja: Familja është gjëja më e rëndësishme për Gaforret. Baballarët e lindur nën këtë shenjë janë në përgjithësi tradicionalë kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve të tyre, aq sa këta të fundit mund të mendojnë ndonjëherë se baballarët janë shumë të implikuar në jetët e tyre.

5.Akrepi: Një nga objektivat më të mëdha të babait Akrep është që fëmijët e tyre të jenë sa më socialë dhe i inkurajojnë ata të marrin pjesë në çdo aktivitet jashtë shkollor. Ndonjëherë bëhen dominues dhe kjo mund t’i bezdisë pasardhësit tyre.

6.Peshqit: Për baballarët e shenjës së Peshqve më e rëndësishmja nga të gjitha është liria e shprehjes dhe kreativiteti. Cilatdo qofshin interesat e fëmijëve të tyre, ata bëjnë të pamundurën për t’i ndihmuar që të ecin përpara sa më shumë që të munden. Ndonjëherë ata harrojnë disa struktura strikte të të qenit prindër dhe duken më shumë si miq të tyre.

7.Peshorja: Për baballarët e shenjës së Peshores nuk ka rëndësi se për çfarë ka nevojë fëmija, ata i japin gjithçka që munden pa asnjë lloj hezitimi. Një nga vlerat e tyre më të mëdha është transparenca dhe bëjnë të pamundurën që t’i mësojnë fëmijët të flasin për gjithçka hapur.

8.Dashi: Babai Dash është pasionant, autoritar e lider i vërtetë dhe këto janë rrënjët e suksesit të fëmijëve të tyre. Ata mësojnë prej tyre si të jenë të përulur, të pavarur dhe të fokusuar tek objektivat. Ajo që nuk ju pëlqen të vegjëlve të tyre është kokëfortësia e herëpashershme dhe mungesa e durimit.

9.Virgjëresha: Baballarët e shenjës së Virgjëreshës duan që fëmijët e tyre të jenë të pastër dhe të përkujdesur për veten. Ata bëjnë të pamundurën për t’iu mësuar edhe përgjegjshmërinë, por ndonjëherë e teprojnë me vrazhdësinë.

10.Luani: Luanët janë baballarë shumë krenarë për të vegjlit e tyre dhe i përkëdhelin tej mase. Ata duan që fëmijët të kenë një jetë më të mirë se ata dhe iu japin mësimet e vyera që i kanë nxjerrë vetë.

11.Shigjetari: Shigjetarët adhurojnë udhëtimet dhe aventurat e këtë gjë duan t’ua përjçojnë edhe fëmijëve të tyre. Duke u marrë me gjëra pasioni, ndonjëherë ata harrojnë gjërat thelbësore dhe edukatën elementare të pasardhësve .

12.Ujori: Ndonjëherë baballarët Ujorë kanë përshtypjen se janë miqtë më të mirë të fëmijëve të tyre. Ata janë të qetë dhe u marrin gjërat vijë duke mos qenë prindërit më të mirë të mundshëm, ata që këshillojnë sa më drejt dhe që mendojnë edhe për të ardhmen e largët.

Exit mobile version