Connect with us

Aktualitet

Meksikë/ Gjenden më shumë se 3500 fragmente kockash në shtëpinë e një vrasësi serial

Published

on

Hetuesit kanë zbuluar gjatë gërmimeve nën shtëpinë e një personi të dyshuar si vrasës serial në dalje të Meksiko Sitit deri më tani rreth 3,787 fragmente kockash, të cilat mesa duket i përkasin 17 viktimave të ndryshme.

Prokurorët dyshojnë se gjetjet nuk do të përfundojnë aty. Gërmimet kanë nisur me datën 17 maj në dyshemenë e shtëpisë ku jetonte i dyshuari. Ata do të fillojnë të gërmojnë dhe shtëpitë e tjera që ai kishte marrë me qira.

Në shtëpinë e mbushur me plehra u gjendën kartat e identitetit të personave që ishin zhdukur prej vitesh, çka tregon se vrasjet kishin vite që kishin filluar.

Fragmentet e kockave tregojnë që kufomat janë prerë në copëza të vogla. Ky mund të jetë një supozim logjik, pasi i dyshuari, që identifikohet nga prokuroria me emrin “Andres”, ka qenë më parë kasap.

Autoritetet nuk e kanë bërë publik emrin e 72-vjeçarit, pasi në Meksikë identiteti i të dyshuarve mbrohet me ligj. Viktima e tij e fundit ishte një grua 34 vjeçare, trupin e së cilës ai e dyshohet se e ka copëtuar me sharrë hekuri dhe thikë kasapi.

Ai u zbulua pasi gruaja në fjalë ishte bashkëshortja e një polici, të cilin i pandehuri e njihte personalisht. Ky i fundit e kishte shoqëruar viktimën për të bërë Pazar dhe pas kësaj ajo ishte zhdukur.

Bashkëshorti fillon të dyshonte te “Andres” kur ajo nuk u kthye.

Kamerat e sigurisë treguan që gruaja ishte futur në rrugicën ku ai jetonte, por nuk kishte dalë më.

Polici shkoi në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjeti trupin e copëtuar të bashkëshortes aty.

Pas hetimeve të mëtejshme policia gjeti veshje, karta identiteti, foto dhe video të cilat sugjerojnë se ai i kishte filmuar viktimat e tij.

Prokuroria po punon ende për të identifikuar viktimat me anë të analizave të ADN-së.