HOROSKOPI

Mënyra si festoni sipas shenjës tuaj të horoskopit!

Published

on

Shenja juaj e horoskopit përcakton shumë pjesë të karakterit që nga mënyra sesi mendoni deri tek detajet më të vogla siç është mënyra sesi festoni. Nga dashi deri tek peshqit, këto janë mënyrat sesi shenjat e zodiakut “çmenden” në party.

Dashi: Është gjithmonë i gatshëm dhe entuaziast për të njohur njerëz të rinj dhe për të nisur festën. Një dash sfidon çdo të pranishëm në një lojë të shpikur prej tij.

Demi: Prania e ngrohtë e demit i tërheq njerëzit pranë tij. Kështu ata gjejnë qoshen e tyre të rehatit dhe bëhen pjesë e bisedave intime me grupe të vogla pjesëmarrësish.

Binjakët: Shumë e thjeshtë të dallosh një binjak i cili është gjithë kohën në lëvizje dhe duke biseduar me sa më shumë të ftuar të jetë e mundur.

Gaforrja: Besnikë ndaj atyre që duan, një gaforre me siguri ka marrë me vete një shok/shoqe në festë dhe qëndron pranë tij deri në përfundim.

Luani: Sapo futet në sallë, ju do ta kuptoni që bëhet fjalë për një luan. Ai është gjithmonë në mes të sallës duke kërcyer ose sipër në skenë duke kënduar.

Virgjëresha: Gjithmonë të dobishëm, virgjëreshat sigurohen të ndihmojnë mikpritësin në kuzhinë apo një shok që gjendet në situatë të keqe.

Peshorja: Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, peshoret do përhapin energjinë e tyre pozitive duke u folur të gjithëve dhe duke u siguruar që të ftuarit e tjerë t’ja kalojnë mirë.

Akrepi: Një akrep do kërkojë të bëjë muhabet vetëm me një person. Kontakti me sy është thelbësor për ata që i përkasin kësaj shenje.

Shigjetari: Prej tyre do dëgjoni shakatë më të çmendura dhe aventurat më të rrezikshme. Ekziston gjithmonë dikush që e gjen duke qeshur dhe duke shpërndarë energji dhe ai person është një shigjetar.

Bricjapi: Padyshim organizatori më i mirë i festave. Ai është gjithmonë duke u munduar t’i bëjë të ftuarit të ndihen mirë duke u shërbyer ushqimin dhe pijet.

Ujori: Pasioni që ujorët kanë për biseda të thella bën që një ujor ta gjesh duke folur me miq të rinj ose duke takuar ata të vjetrit. Ujorët u japin të gjithëve vëmendje të barabartë.

Peshqit: Të qetë dhe jo euforikë, personat nën këtë shenjë janë gjithmonë duke dëgjuar muzikë por shumë rrallë të përfshirë në biseda midis të ftuarve.

Exit mobile version