HOROSKOPI

Meri Shehu nuk sjell lajme të mira: Po korrni ato që keni mbjellë

Published

on

Astrologia Meri Shehu ka paralajmëruar sot disa prej shenjave të horoskopit se mund të bien pre e një mashtrimi.

Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, Shehu shkruan se ata që i përkasin shenjës së Dashit dhe Demit i presin situata të vështira në punë dhe dashuri, pasi kanë abuzuar.

Binjakët paralajmërohen nga katastrofa e Pandorës në lidhje me çështjet e karrierës. Mërkuri në prapavijë do të sjellë ndryshime të befta për të gjitha shenjat.

Dashi

Sot do keni përsëri një problem të madh në lidhje me punën dhe një gjendje shpirtërore të rënduar për shkak të një vështirësie. Por gjithmonë me pak metodikë do ta arrini një projekt.

Demi

Keni humbur shpresën në Dashuri pasi keni abuzuar në disa raste dhe tashmë po mblidhni atë qe keni mbjellur. Por sot një person ju veshtireson në jetën erotike.

Binjaket

Do ndiqni një rrugë të gabuar për të përfituar një pozicion apo një punë që ka lidhje me karrierën. Ka mundësi që të ndesheni me katastrofën e Pandorës në fund.

Gaforrja

Duhet të ndiqni një rrugë më të qartë dhe të keshilloheni me njerez më konkretë që të shmangni disa çështje dhe rrëzime ligjore të cilat ju ngarkojne për të ardhmen me vështirësi.

Luani

Ajo cfarë keni në mendje ndoshta nuk do jetë konkretisht në shportën tuaj pasi dikush do ju manipulojë dhe do ju marri çdo gje që e mendonit se ishte juaja si materiale ashtu edhe shpirterore.

Virgjeresha

Pandora ju ndihmon sot duke qenë se ju mund te ruani stilin modest të pa egzagjeruar si në jetën personale ashtu edhe në projekte të ndryshme duke ruajtur ekuilibrat.

Peshorja

Do keni pak frikë pasi mendoni se dikush di një pikë tuajën të dobët dhe mund ta perdorë para se ju ta perdorni në interesin tuaj apo të punëve tuaja.

Akrepi

Ska asnjë dyshim që do ti thoni po edhe një gabimi te përseritur përsa i përket joshjes që do lejoni t’ju bejnë duke pranuar shigjetat helmuese të një mashtruesi erotik apo mashtrueseje.

Shigjetari

Duhet te hapeni më konkretisht me boten në kete periudhë dhe të mos mbylleni në një ambjent shumë personal apo me ngjyra që nuk është real ai që duket.

Bricjapi

Ka ardhur momenti që të kuptoni se kujt duhet ti besoni e kujt jo. Në të kundërt sot është dikush që ju pret në shteg tju mashtrojë dhe t’ju joshi për tju gallabëruar si egzistencë.

Ujori

Në një botë antifatike ju sot do zgjidhni konkreten pasi do keni parasysh që jeni person qe cdo zhgënjim nuk do ta falnit si egoizëm. Por sot doni konkretisht një dashuri konkrete dhe do filloni një marrdhënie të re.

Peshqit

Ju duhet një partner serioz që t’ju nxjerri nga një situatë shumë e mjegullt ku jeni komplet jashtë kontrollit sidomos në jetën personale e bashkëpunuese.

Exit mobile version