Sot, Afërdita në Bricjap bën një lidhje me Saturnin në Peshk duke na bërë thirrje që të jemi më racionalë dhe t’i gjykojmë gjërat realisht dhe me vetëdije, edhe në marrëdhëniet tona të dashurisë, në mënyrë që të mos hezitojmë përballë ndryshimeve që konsiderohen të nevojshme edhe nëse ndihemi keq ose lëndojmë dikë. Nga ana tjetër na thërret të bëhemi më seriozë duke kërkuar marrëdhënie cilësore të bazuara në vlerësimin, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë që të kenë një kohëzgjatje dhe qëndrueshmëri dhe të mos konsumohen nga kënaqësitë e përkohshme dhe situatat kalimtare.
Shenjat që do ndikohen më shumë janë:
• Bricjapët dhe Peshqit, pasi të dini se çfarë dëshironi, duhet të bëni më të mirën për ta arritur atë, pavarësisht se çfarë vështirësie mund të shfaqet para jush.
• Gaforret, Dashi, Peshorja, Virgjëresha, Binjakët dhe Shigjetari, duhet kohë, përpjekje dhe shumë durim për të zgjidhur problemet në punë, në shtëpi apo në marrëdhënien tuaj. Jini të arsyeshëm dhe dëgjoni atë që ju thonë njerëzit përreth.
• Luanët, Ujorët, Demi dhe Akrepi, këmbëngulni dhe mos u dorëzoni përpara vështirësisë së parë. Mos harroni se dashuria pa këmbngulja nuk është e kënaqshme.
Për të rezervuar seancën tuaj astrologjike personale tel +355672352532