Connect with us

Astrologji

Mërkuri te Peshqit: 3 shenjat e Horoskopit që do të largojnë stresin e përditshmërisë

Published

on

Gjithçka që ka të bëjë me Mërkurin, si komunikimi, kontaktet, udhëtimet, njohuritë dhe informacionet, çështjet burokratike, blerjet, marrëdhëniet familjare, rutina e punës mund të ndryshojnë ose mund të ketë incidente që do të kenë një ndikim të fortë në vendime dhe veprime.

Nëse i përkisni një prej tre shenjave të përmendura më poshtë ose dijeni se do të prekeni mjaft nga Mërkuri te Peshqit, deri në 3/10.

BRICJAPI
Mërkuri kalon në shtëpinë tuaj të tretë diellore dhe jeta e përditshme do të bëhet më e qetë për sa kohë që koha nuk do t’ju “varet” mbi kokë, për të nisur çështjet, ndërkohë që do të mendoni dhe do të silleni me fleksibilitet më të madh. Do të keni përshtatshmëri, do të jeni modest, por kjo nuk do të thotë që gjërat do t’i lini rastësisë. Gjithsesi, nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë, në datën 28, kur sundimtari juaj Saturni do të bëjë një takim me Merkurin, ju do të rregulloni mendimet tuaja, do t’i drejtoni gjërat, do të mbyllni detyrimet.

GAFORRE

Ju e mirëpritni Merkurin në shtëpinë tuaj të 9-të, gjë që të paktën ju që jeni në dhjetëditëshin e parë duhet të jeni të lumtur, pasi në këtë pozicion do t’ju ndihmojë dhe me intuitën tuaj si udhërrëfyes do të merrni rezultatet e dëshiruara. Në fakt, lidhja e tij me Saturnin, në datën 28, do t’ju bëjë më specifik dhe më të fokusuar në studime apo çështje të përditshme, do t’ju drejtojë ose do t’ju sjellë në kontakt me njerëz që janë ekspertë, me trajnime ose që mund t’ju ndihmojnë, mbështesin ndjeshëm idetë ose sugjerimet tuaja ose ju referojnë të tjerëve që e dinë shumë mirë se çfarë ju intereson.

PESHORJA
E treta në listë jeni ju, që prekeni kryesisht nga rutina juaj e punës dhe kolegët apo marrëdhëniet zyrtare. Nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë, puna juaj duket se është e qetë, ndërsa në datën 28 ​​ka mundësi që të justifikoheni nga zgjedhja apo qëndrimi juaj. Gjithashtu është e mundur të hyni në një program ushqimor, të përshtatur me të dhënat tuaja, të filloni një trajtim alternativ dhe në përgjithësi të hyni në një fazë rindërtimi fizik dhe mendor.