Connect with us

Shendeti

Mesatarisht, kur riinfektohen me Covid personat e pavaksinuar?

Published

on

Imuniteti natyror pas infektimit me Covid zvogëlohet me kalimin e kohës. Ekspertët e shëndetit janë duke kryer hulumtime për të kuptuar më qartë se sa zgjat imuniteti dhe çfarë duhet të presin njerëzit e pavaksinuar.

Një studim danez sugjeroi që njerëzit nën 65 vjeç kishin rreth 80% mbrojtje për të paktën gjashtë muaj, ndërsa ata mbi 65 vjeç kishin vetëm 47% mbrojtje. Varianti Delta duket se e ka vështirësuar situatën.

“Sigurisht, te punonjësit e kujdesit shëndetësor që kemi studiuar, ka shumë njerëz që kishin nivele mesatarisht të mira të antitrupave të cilët, në disa raste, ishin infektuar më parë dhe ishin vaksinuar me dozë të dyfishtë,” tha Danny Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London.

Rreziku i riinfeksionit duket se ka qenë më i lartë që nga maji i vitit 2021 kur Delta u bë varianti mbizotërues. Të dhëna të tjera nga SHBA, ku shtete të ndryshme tani kanë filluar të gjurmojnë dhe raportojnë për normat e riinfeksionit, theksojnë idenë se ekziston një rrezik shumë më i lartë i riinfektimit me Delta.

Një analizë e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar, ka sugjeruar që individët e pavaksinuar duhet të presin që të infektohen me Covid-19 çdo 16 muaj, mesatarisht. Një hulumtim i botuar në The Lancet Microbe, sugjeroi që riinfeksionet do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme pasi imuniteti dobësohet, veçanërisht kur numri i infeksioneve është i lartë.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përcaktojnë riinfeksionin si një rast i konfirmuar nga laboratori i Covid-19 që ndodh 90 ditë ose më shumë pas një rasti të konfirmuar më parë nga laboratori.