Connect with us

HOROSKOPI

Mësoni si do të nisë java juaj, sipas parashikimit të astrologut italian Paolo Fox

Published

on

DASHI

Për ju astrologu Paolo Fox parashikon disa probleme në fund të muajit në dashuri, këshillat e astrologut janë që të zgjidhin çdo problem. Disa vështirësi, madje edhe gjatë punës, do të kërkojnë diskutime për të rikthyer situatën në kuadrin e duhur.

DEMI

Paolo Fox pret një fillim disi në rënie të javës, duhet të shmangni debatet që mund të shpërndajnë energjinë tuaj dhe të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme. Lajme të rëndësishme priten për beqarët duke nisur nga fundi i këtij nëntori.

BINJAKET

Horoskopi i Paolo Fox për nesër sheh një fillim të shkëlqyeshëm të javës, do të ketë një rritje të pozitivitetit deri në fund të dhjetorit, fundi i vitit për ata që kanë lindur nën këtë shenjë do të jetë tërheqës. Do të jetë fillimi i shumë inovacioneve në fushën e punës por edhe në atë të ndjenjave.

GAFORRJA

Horoskopi për nesër, parashikon një moment të rëndësishëm reflektimi, shpenzime të ndryshme dhe ngjarje të paparashikuara do të shënojnë këto ditë të fundit të muajit. Dashuria është mirë por kujdes nga debatet e kota.

LUANI

Për ju horoskopi i astrologut Paolo Fox sheh Hënën në shenjë, kjo do të sjellë një lajm të shkëlqyeshëm, veçanërisht duke filluar nga e Premtja kur dielli i favorshëm do të hyjë edhe në shenjën tuaj. Një lajm i shkëlqyeshëm për punën dhe familjen, kultivoni njerëzit që ju vlerësojnë më shumë.

VIRGJERESHA

Për ju java që nis do të jetë nën shenjën e disa të rejave në lidhje me punën, të cilat sipas të gjitha gjasave do të konkretizohen edhe gjatë vitit 2021.

PESHORJA

Mirë edhe Horoskopi i peshores, edhe pse ai i kësaj të hëne ju këshillon që të bëni llogaritë me Saturnin disonant. Largoni nga vetja mendimet negative dhe përqëndrohuni tek njerëzit që i keni të dashur, periudha e errët po largohet tashmë dhe do i hapë rrugë një fillimi të ri.

AKREPI

Paolo Fox parashikon një qiell të qartë, pas disa javësh që kanë qenë komplekse, më në fund edhe për ju ekziston mundësia e diçkaje pozitive dhe të re: një punë e re ose mbase një lidhje e re mund të shënojë fundin e nëntorit.

SHIGJETARI

Sipas horoskopit të së hënës, mund të karakterizoheni nga Venusi që vazhdon një tranzit efektiv në shenjë: është koha e duhur për të pajtuar miqësitë që janë ndërprerë për arsye të kota. Bëni atë telefonatë që keni pritur për një kohë të gjatë, është koha e duhur.

BRICJAPI

Saturni dhe Jupiteri po përgatiten të hyjnë në shenjë, kështu që mund të filloni nga e para, duke u larguar nga situatat e pakëndshme që kanë ndodhur muajt e fundit. Eshtë koha për të zgjidhur disa probleme që kanë ardhur duke u krijuar në periudhën e fundit në punë ose në dashuri, të shmangni polemikat dhe të përpiqeni të pajtoni marrëdhëniet me të dashurit tuaj.

UJORI

Periudha nuk është më e mira, kushtojini vëmendje të veçantë shpenzimeve të tepërta dhe në punë shmangni nxitimin, debatet dhe përballjen me kolegët tuaj. Në dashuri do të ketë një Venus të favorshëm, mirëkuptim të shkëlqyeshëm me Shigjetarin dhe Bricjapin.

PESHQIT

Për ju fillimi i javës do të shënohet nga pak stresi por në përgjithësi java do të jetë në evolucion të shpejtë, ju pret një fundjavë e artë, me shumë risi që do të karakterizojnë fundin e vitit.