Connect with us

Aktualitet

Messi me pushime në Ibiza, Barcelona kërkon të mbyllë rinovimin para ndeshjes së parë zyrtare

Published

on

Një nga temat më të nxehta të merkatos së verës është rinovimi i Lionel Messit.

Por duket se ai do të vazhdojë pushime deri në momentin që nuk do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelona-n.

Sipas AS, Pleshti nuk do të jetë të hënën në qendrën stërvitore të katalanasve.

Në ditët e kaluara është folur për një bashkim të argjentinasit me ekipin pavarësisht mungesës së rinovimit, por klubi nuk e ka pranuar këtë zgjidhje.

Aktualisht, Messi ndodhet me pushime në Ibiza bashkë me familjen.

Qëllimi i klubit është që ta mbyllë çështjen para 13 gushtit, në mënyrë që Messi të jetë në fushë për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit kundër Real Sociedad më 15 gusht në “Camp Nou”.