Connect with us

Politike

Meta: Do na i çelin negociatat, kur të shohin që respektojmë Kushtetutën

Published

on

Ashtu siç fundjavë Presidenti i vendit, Ilir Meta, edhe këtë të premte, ishte përpara gazetarëve, ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe zhvillimet më të fundit. Daljen e sotme në media, presidenti Meta e ka hapur me një urim për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ndërsa më pas presidenti Meta, është shprehur se si President nuk i interesojnë asnjëherë individët, por largimin  e Dvoranit, e ka parë si mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja drejtësisë. Duke u shprehur në lidhje me proçesin e intergrimit të vendit dhe hapat që po hidhen, Meta u shpreh se shqetësimi i vetëm i tij janë 15 kushtet dhe koha që po vrapon. Kreu i presidencës,  tha se negociatat do të hapen më shpejt kur të respektohet Kushtetuta, madje ku të respektohet nga shqiptarët ashtu siç e respektojnë vetë gjermanët.

”Shqetësimi është që koha po vrapon. Dhe kemi 15 kushte për të plotësuar. Ky duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari të Shqipërisë, dhe të interesit public, që zgjidhet nga populli apo institucionet. Duhet të nxitojmë për të plotësuar 15 kushtet. Pas 2 orësh do bëjmë publik planin e propozuar nga qeveria dhe posaçërisht nga Ministria për Europën”, tha Meta.