Connect with us

Aktualitet

Meta i përgjigjet Gjiknurit: Kur të duash takohemi në Vlorë, merr edhe Gurunë me vete

Published

on

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama dhe deputetit socialist Damian Gjiknuri pas akuzave që shkon në Vlorë natën pa protokoll në shërbim të LSI.

“Ky emër dhe ky akt ishte anashkaluar. Unë Vlorën e kam zemër dhe do kem zemër. Zotërinjtë e duan Vlorën për ta futur në xhepat e tyre dhe u janë fryrë xhepat shumë dhe ju duket Vlora e vogël. Nuk kam shkuar unë në Selenicë por ka ardhur Selenica këtu. Presidenti nuk ka shkuar fshehurazi ka shkuar në mes të ditës. Ka qenë presidenti që ka vajtur se e kërkuan banorët nga Vlora në Orikum, pronat e të cilëve prekeshin nga një projekt i ri. Do shkoj përsëri atje. Po të duan të vijnë zotërinjtë atje sepse për çdo vepër publike duhet të bëhet një konsultim publik. Rruga është klienteliste.

Kanë qenë 200-300 veta me shqetësime reale që ishin mashtruar. Po të dojë Damian të marrë dhe Gurunë me vete të takojmë banorët. Presidenti vete në Vranishtë ditën, vete edhe natëm. Por të vete natën do njoftojë dhe Damianin. Presidenti lëviz në mes të ditës jo me 400 makina me sirena. Është një president që nuk ka frikë nga populli. Do dalë edhe në mes të Vlorës, Elbasanit Librazhdit. Po të dojë Taulanti të më ftojë nuk kam asnjë problem. Le të shqetësohen dhe tmerrohen nga mesazhet e presidentit ata që pretendojnë të shkaktojnë tërmet në Dibër dhe Shijak”, tha Meta. tpz.al