Aktualitet

Meta ironizon qeverinë: Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe videot 3D na rendisin pas Gjermanisë

Published

on

Në ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin në lidhje me nivelin e pagës në Shqipëri në raport me vendet e rajonit dhe Europës.

Meta shkruan në një status në rrjetet sociale se fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme dhe kushteve më të mira dhe dinjitoze të punës.

Ai ironizon edhe prezantimin e projekteve 3D nga qeveria, duke theksuar se ato na rendisin pas Gjermanisë, por sipas tij specialistët po ikin jashtë vendit për një jetë më të mirë.

“Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mire”

Postimi i Metës:

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, edhe këtë vit, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht, në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme, të kushteve më të mira e më dinjitoze të punës dhe pa shpresë për një të ardhme të afërt më të sigurt.

Tërmeti dhe pandemia, me efektet e tyre negative dhe afatgjafa në ekonomi, mbyllën me mijëra vende pune, kryesisht biznese të vogla e të mesme, duke e dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të punëtorëve të thjeshtë, thelluar ndjeshëm mjerimin në shoqëri dhe frenuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë.

Ndërsa kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë dhe kur niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5% është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të dëgjuar zërin e punëtorëve, duke rritur mirëqenien dhe drejtësinë sociale të munguar.

Exit mobile version