Connect with us

Aktualitet

Meta ironizon Ramën: Ka marrë llumin e LSI-së dhe i shpall si ajkën e Partisë Socialiste

Published

on

Presidenti Ilir Meta u shfaq me tone mjaft të ashpra në konferencën e përjavshme për mediat.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Edi Rama nuk ka probleme me LSI-në apo Ilir Metën, por me demokracinë.

Duke iu referuar kalimeve të eksponentëve nga Lëvizja Socialiste për Integrim në drejtim të Partisë Socialiste, Meta tha se Rama po merr llumin e LSI dhe po i promovon si ajka e PS.

Ndër të tjera presidenti tha se ka disa shqetësime, që lidhen me koncesionet, pandeminë dhe borxhin në të cilën sipas tij gjendjet Shqipëria.

“Nuk ka asnjë problem Rama me Ilir Metën, as me LSI-në, ka problem me demokracinë, me zgjedhjet, llogaridhënien. Ka një detyrë mesa duket për të bllokuar vendin, siç e ka bllokuar me procesin e integrimit Evropian. Kërkon të mbajë me pahir pushtetin. Një gjë duhet ta keni parasysh nuk ka Ilir Meta shqetësimin e qeverisë, nuk është nga ata që ndërrojnë parti, por ata që themelojnë parti. I vetmi shqetësim kam tani them se do e trefishojë rolin e LSI-së, sepse e ka dyshifruar. Merr llumin e LSI dhe i shpall si ajka e PS. Ai ndëshkimin do e marrë nga socialistët. Po kush duron Monikën pastaj që thotë se ku dallon një grua nga një burrë. Por ky nuk është problemi im. Problemi im janë koncesionet, pandemia, borxhi i Shqipërisë, këto janë problemet e mia. Ilir Meta do të jetë rrugëve në Tiranë, në Vlorë, kudo. Që shqiptarët të kenë zgjedhje të lirë. Shikoni sa eksporton Maqedonia, i iku qeveria e mëparshme, atje nuk ndryshojnë ligjet, sistemi tatimor, urdhrat administrativë, përkundrazi. Zgjedhjet e Kosovës ishin shembull për ne. Vetëm kulla do të bëjmë ne këtu”, tha presidenti.  Tpz.al