Connect with us

Aktualitet

Meta mesazh të rëndësishëm për partitë politike: Promovoni kandidatë me integritet, kush vepron ndryshe do të ndëshkohet rëndë më 25 prill

Published

on

Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dërguar një tjetër mesazh të rëndësishëm për partitë politike në vend.

Meta shkruan se partitë duhet që të promovojnë kandidatë me integritet në zgjedhje, pasi kush vepron ndryshe, do të ndëshkohet rëndë më datë 25 prill.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Partitë të promovojnë kandidatë të rinj dhe me integritet! Kush vepron ndryshe do ndëshkohet rëndë më 25 prill. 🇦🇱 tpz.al