Aktualitet

Meta: Zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve për integrimin në BE

Published

on

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një deklaratë të zëdhënësit të Partive Popullore Europiane Michael Gahler.

Meta shprehet se i garanton se mbi 99% e popullit shqiptar mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin.

“E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian”, shkruan Meta

Exit mobile version