
Miliarderi Jeff Bezos do të realizojë ëndrrën e tij. Ai bashkë me vëllain do të udhëtojë në hapësirë më 20 korrik.
Bezos thotë se një udhëtim në hapësirë e ka pasur ëndërruar që 5 vjeç dhe atë do e realizojë bashkë me mikun e tij më të mirë, Mark Bezos.
Udhëtimi do të jetë i pari në hapësirë i kompanisë së tij “Blue Origin”.