Aktualitet

Ministri turk i Mbrojtjes akuza Athinës: Po krijon klimë tensioni! Programi për armatime, përpjekje e padrejtë!

Published

on

Ankaraja ka adresuar sërish sulme ndaj Athinës, duke e akuzuar këtë të fundit se po krijon një klimë tensioni.

Kjo akuzë u bë e ditur nga Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar , i cili akuzoi Greqinë për deklarata të papërgjegjshme dhe kërcënime, që rrisin tensionet në Egje dhe prishin paqen rajonale.

Lidhur me programin e armatimit të Greqisë, ai tha se “është një përpjekje e padrejtë”, duke shtuar se Athina duhet të shmangë veprimet dhe deklaratat, që mund të krijojnë keqkuptime dhe që kthejnë sytë nga e kaluara, shkruajnë mediat greke.

Sa i përket çështjes së Qipros, e cila do të diskutohet në javët e ardhshme, Turqia thotë se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, e cila natyrisht është në kundërshtim të plotë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB dhe vendimet e BE.tpz.al

Exit mobile version