Aktualitet

Ministria nxjerr shifrat e fundit të Covid-19: Ka rritje të lehtë të rasteve pozitive (BILANCI)

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, janë bërë 1915 testime, kemi 1 të shëruar dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit.

3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë. Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      11

Të shëruar në 24 orë     1

Të shtruar në spitale      8

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1915

Testime totale             839,303

Raste pozitive             132,608

Raste të shëruara        130,053

Raste Aktive                        99

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            40

Elbasan           13

Fier                  10

Vlorë                9

Korçë             8

Shkodër          6

Lezhë                5

Durrës              4

Kukës               2

Gjirokastër        2

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Exit mobile version