
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social “Facebook.
Ajo shprehet se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, tpz.al