Aktualitet

Misteret e vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, Policia po dyshon edhe bashkëshortin, s’kanë gjetur asnjë gjurmë për autorët

Published

on

Vazhdojnë hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch brenda banesës së saj në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se Policia ka 3 pyetje pa përgjigjie nga vrasja e ndodhur në Glyka Nera. Zyrtari i Policisë greke, Stavros Balaskas ka bërë me dije për mediat se hetuesit po përballen me shumë vështirësi në mbledhjen e informacionit nga vendi i krimit, një fakt që ka shkaktuar shqetësim.

Balaskas theksoi se Policia po përpiqet të kuptojë pse ka kaq shumë vështirësi në mbledhjen e ADN-së dhe provave në vendin e ngjarjes, duke veçuar 3 elementë. E para; asnjë kamera nuk regjistroi autorët që shkuan dhe dolën në shtëpi; e dyta; nuk gjetën asnjë qime apo gjurmë ADN të autorëve në vendin e ngjarjes; e treta; si arriti piloti 32-vjeçar të zgjidhej dhe të lajmëronte Policinë? Ekzaminimi mjeko – ligjor nuk tregoi ndonjë ADN të huaj mbi trupin e Caroline, çka dëshmon se viktima mund të ketë takuar më parë autorin e vrasjes së saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, pak javë më parë ku tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë e çiftit. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që pretendohet se njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Bashkëshorti i viktimës bëri me dije se vetëm pak ditë para grabitjes kishin shitur një tokë për 100 mijë euro por i kishin investuar menjëherë. Ndërsa në banesë kishin mbajtur vetëm 15 mijë.

Exit mobile version