Aktualitet

Mitingu përmbyllës në Durrës, Kontjana Kuçi: PS kërcënon administratën publike të paraqitet me pahir

Published

on

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Kontjana Kuçi ka denoncuar Partinë Socialiste se në mitingun përmbyllës ka kërcënuar administratën publike të paraqitet me pahir që të mos i mbeten karriget bosh.

Kuçi shkruan në rrjetet sociale se edhe pse në kohë pandemia kur stafi mjekësor duhet të jetë në gatishmëri dhe në shërbim të njerëzve, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Durrësit, Nadire Jani, detyron administratën e spitalit dhe stafin mjekësor të marrë pjesë në takimin elektoral.

Më tej Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i Durrës u bën thirrje bluzave të bardha, punonjësve të administratës publike, mësuesve, etj, se askush nuk do ti largojë nga puna.

“Të vetmit që do largohen janë këta që u shantazhojnë dhe ju kërcënojnë, e që do përballen me drejtësinë.

Kurajo, mbroni integritetin tuaj fisnik profesional dhe njerëzor, sepse pas dy ditësh këta dhunues dhe intimidues do shporren përgjithmonë”, shkruan më tej në reagimin e saj.

Postimi i plotë:

Në frymën e saj të fundit, 2 ditë larg kapitullimit total të kësaj qeverie të mbrapshtë, drejtorët e “Rilindjes” detyrojnë dhe kërcënojnë administratën publike të paraqitet me pahir në takimin përmbyllës të “Rilindjes” në Durrës që të mos i mbeten karriget bosh.

Edhe në kohë pandemie, kur stafi mjekësor duhet të jetë në gatishmëri dhe në shërbim të njerëzve, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Durrësit, Nadire Jani, detyron administratën e spitalit dhe stafin mjekësor të marrë pjesë në takimin elektoral.

Të nderuar bluza të bardha, punonjës të administratës publike, mësues, etj, askush nuk do ju largojë nga puna.

Të vetmit që do largohen janë këta që u shantazhojnë dhe ju kërcënojnë, e që do përballen me drejtësinë.

Kurajo, mbroni integritetin tuaj fisnik profesional dhe njerëzor, sepse pas dy ditësh këta dhunues dhe intimidues do shporren përgjithmonë.
Votoni dhe veproni të lirë dhe me ndërgjegje sepse NDRYSHIMI I MADH vjen me datë 25.

Kontjana Kuçi

Kandidate për Deputete

Kryetare e LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj

Exit mobile version