
Ai është i njohur dhe i respektuar nga komuniteti shqiptar dhe ai austriak apo edhe të tjerë që jetojnë në të njējtin vend, e kjo një arsye më shumë se një vend në asamblenë e komunës së Gleisdorfit në Austri do ti takojë. Fjala është për shqiptarin me origjinë nga Mitrovica por ka afër 30 vjet qê jeton dhe vepron nê Austri Valton Halimi, ku këtë tē diel pra më 23. 03. 2025 në zgjedhjet komunale të qytetit Gleisdorf ai është në garë . Për mitrovicaliun është hera e tij e dytë në këtë garë, por ka mjaft shanse këtë herë që të fitojë ulësen, ndërsa Valtoni është mik i mirë edhe me kryetarin aktual tē kētij qyteti dhe përfaqēson ÖVP-në.
Valtoni gjithashtu ka miqësi mjaft të mirë me Eurodeputetin Lukas Mandl, ky ne e dimë se ky është i lidhur shumë me shqiptarët e Kosovës. I urojmë suksese shqiptarit dhe pse jo ta shohim në këtë asamble si shumë njerëz tē zotē që megjithëse janë me origjinë nga Kosova apo Shqipëria janë duke shkëlqyer edhe në politikë kudo.