
Autoriteti Portual në Durrës, ka bërë me dije në një postim në faqen zyrtare në Facebook, se vijojnë kontrollet dhe monitorimi i lëvizjes së automjeteve në territorin e portit të Durrësit. Kontrollet mësohet se kanë intensifikuar në rrugën nga hyrja nur 2 drejt hyrjes me numër 4 si dhe zonat e tjera portuale.
Postimi i plotë:
Forcat e Sigurisë Portuale (FSPD) vijojnë ritmikisht kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve në territorin e portit të Durrësit.
Kontrollet janë përqëndruar në rrugën nga hyrja nr.2 drejt hyrjes nr.4, si dhe në zona të tjera portuale pranë Terminaleve të Trageteve dhe të përpunimit të mallrave e konteinerëve.
Fotografi i APD,
realizoi fotot gjatë kohës që ndoqi nga afër procedurat e kontrolleve të automjeteve nga efektivët e FSPD-së. #maritimeAlbania