
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët.Në zonat e thella malore do të ketë reshje shiu gjatë pjesës së parë të ditës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 23ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 29ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 30ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.