
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Mozzik ka ndarë me ndjekësit e tij këngët e tij më të re.
Ky projekt i ri muzikor i reperit është regjistruar direkt nga sudioja dhe mban titullin “Dikush i ka fajet”.
Vetëm pak javë para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Mozzik vendosi të sjellë këtë këngë e cila flet për udhëkryqin në të cilin ndodhen të rinjtë, të vazhdojnë të besojnë më apo jo tek politika.
“Mirmengjes Popull,mirmengjes.Kosove ..e di qe jeni tesh e jeni lodh.E di qe jeni ftof e jeni ngri ..Tu prit mire , u bo vec ma zi…Syt nau kan qorru me ket Anarki”- shprehet Mozzik në këngën e tij.