Connect with us

Aktualitet

MSH: Zbulohen 17 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 1263 numri i të prekurve me COVID-19

Published

on

17 raste të reja në 24 orët e fundit, me COVID-19, janë regjistruar në vendin tonë, duke e çuar numrin total të të prekurve  në 1263. Tirana, Shkodra dhe Kruja kanë numrin më të lartë të rasteve aktive, ndërkohë që Durrësi sot nuk ka shënuar asnjë rast të ri.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se bazuar në të dhënat epidemiologjike, trendin e evidentimit të rasteve pozitive dhe të totalit të testimeve gjatë javës që lamë pas, kemi një paraqitje te qëndrueshme të situatës së epidemisë në vend.Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi.Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Qershor 2020)
Testime totale – 18601
Testime molekulare – 16357
Testime serologjike – 2244
Raste pozitive – 1263

Raste të shëruara – 945
Raste Aktive – 284
Humbje jete – 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë – 188
Shkodër – 25
Krujë – 24
Kamëz – 17
Durrës – 10
Mat – 9
Lushnje – 6
Tropojë – 2
Korçë – 1
Librazhd – 1
Mallakastër – 1