Connect with us

Aktualitet

Mund të bëni plazh dhe në shtator! Temperaturat deri në 31 gradë

Published

on

Dita e sotme do të jetë me diell dhe me vranësira herë pas here.

Megjithatë temperaturat do të jenë të larta dhe të favorshme për ata që duan ende të bëjnë plazh.

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes por mesdita do të ruajë vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.