Astrologji

“MUND TË PËRBALLENI ME NJERËZ JO TË BESUESHËM OSE…”/ HOROSKOPI PËR 12 PRILL 2024: DO TË DUHET KUJDES I DYFISHTË

Published

on

“Është më mirë të shtyni vendimet më të rëndësishme për ditët në vijim”

Elidona Syla
Dashi
Këtë të premte do të keni një gjendje shumë të favorshme astrologjike. Vetëm ata që kanë shumë detyra apo gjëra për të bërë ose së fundmi janë zemëruar mund të ndihen pak të dëshpëruar. Do të duhet shumë durim në marrëdhëniet me Bricjapin dhe Gaforren.

Demi – Horoskopi – Gazeta Shqip
Demi
Sot do të bëni mirë të përfitoni nga energjia që do t’ju ofrojnë yjet për të provuar të sprovoni veten, të transformoni jetën tuaj për mirë. Për sa kohë që Jupiteri është në shenjë, do të keni mbështetjen e tij për të gjetur mënyra të reja për të dalë nga problemet dhe marrëdhëniet që janë konsumuar nga koha.

Binjaket – Horoskopi – Gazeta Shqip
Binjakët
Këtë të premte, fakti që Marsi ndodhet te Peshqit mund të zgjojë njëfarë nervozizmi ose një irritim të brendshëm tek ju. Për pjesën tjetër do të keni yje dashamirës që do t’ju ndihmojnë të rifitoni gradualisht dëshirën për të kompensuar kohën e humbur. Takimet e reja janë të preferuara.

Gaforrja – Horoskopi – Gazeta Shqip
Gaforrja
Ditën e sotme mund të përballeni me njerëz jo të besueshëm ose disa vonesa irrituese. Mos u zemëroni me veten nëse jo gjithçka shkon mirë gjatë kësaj periudhe. Vështirësitë që hasni me të tjerët nuk janë faji juaj. Nga gjysma e dytë e muajit gjërat do të fillojnë të përmirësohen.

Luani – Horoskopi – Gazeta Shqip
Luani
Terreni po përgatitet ngadalë: duke filluar nga qershori do të filloni një fazë të re, shumë më premtuese të jetës tuaj. Ata që kanë ambicie të mëdha, ata që po i vënë vetes synime të rëndësishme, do të kënaqen më së voni pas dy muajsh. Ndjenjat e larguara mund të rikthehen.

Virgjeresha – Horoskopi – Gazeta Shqip
Virgjëresha
Sot do t’ju duhet të përballeni me një Hënë disonante dhe një Mars në kah të kundërt: do të ndiheni ca të lodhur, por jo ndonjë hata. Kujdes, është më mirë të mos e trazoni shumë familjen.

Peshorja – Horoskopi – Gazeta Shqip
Peshorja
Po përjetoni një transformim të thellë në jetën tuaj. Nuk duhet të rezistoni, por lërini ngjarjet të marrin rrjedhën e tyre. Në muajt e ardhshëm do të filloni të jetoni krejtësisht ndryshe nga e kaluara. Pritini të gjitha degët e thata nga “pema” juaj.

Akrepi – Horoskopi – Gazeta Shqip
Akrepi
Këtë të premte, me afrimin e pasdites, do të filloni të ndiheni më mirë, të gjitha dyshimet dhe pasiguritë do të fillojnë të shpërndahen. Kjo pritet të ndodhë në sajë të ndryshimit të Hënës tek Binjakët. Shmangni zemërimin me ata që ju rrethojnë dhe përkundrazi përqendrohuni te puna.

Shigjetari – Horoskopi – Gazeta Shqip
Shigjetari
Marsi në një aspekt disonant mund t’ju shkaktojë disa shqetësime të vogla, ndoshta nuk do të arrini të bëni gjithçka që dëshironi tani. Ata që kanë rreth tyre njerëz jo fort transparentë dhe që kufizojnë veprimet e tyre, mund të ndjejnë tension në rritje.

Bricjapi – Horoskopi – Gazeta Shqip
Bricjapi
Sot do të jetë një ditë tjetër që mund të vërë në provë durimin tuaj të madh. Nëse takoni një partner ose bashkëpunëtor jo të besueshëm, mund të keni vështirësi për të ruajtur qetësinë. Do të duhet kujdes i dyfishtë.

Ujori – Horoskopi – Gazeta Shqip
Ujori
Hëna te Binjakët mund të rezervojë një surprizë të mirëpritur për ju në mbrëmjen e kësaj të premteje. Këto janë ditë të rëndësishme për ata që duan të zhvillojnë krijimtarinë e tyre, të fillojnë projekte të reja ose të kultivojnë një miqësi. Disa do të ndiejnë nevojën për të hequr qafe një marrëveshje të mërzitshme dhe për t’u marrë me diçka tjetër.

Peshqit – Horoskopi – Gazeta Shqip
Peshqit
Sot do të ketë nga ata që do të ndihen pak të lodhur, nga ata që do të kenë ndjesinë e pakëndshme për të bërë shumë dhe për të arritur pak. Hëna në disonancë mund të përforcojë një shqetësim të caktuar: Është më mirë të shtyni vendimet më të rëndësishme për ditët në vijim. Kujdes nga marrëdhëniet me Virgjëreshën dhe Shigjetarin. Gazeta-shqip.com

Exit mobile version