Aktualitet

“Na kanë mbyllur kufijtë, rritja e rasteve po na penalizon”, thirrja e fortë e Dom Gjergj Metës për shqiptarët: Mos ta kthejmë vendin, larg o Zot në një morg

Published

on

Me nje apel te forte per te hequr dore nga normaliteti, e zbatimi i masave te thjeshta per mbajtje maske e distancim fizik, Dom Gjergj Meta, u eshte drejtuar sot gjithe shqiptareve, ne kushtet kur virusi po perhapet cdo dite e me shume mes nesh dhe po merr perdite jete njerezish.

 

Me nje shenim ne Facebook, ai apelon per distancim fizik; përdorim te maskave në ambjente të mbyllura dhe përgjegjësi ndaj simptomave.

 

“Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg”- shkruan ai.

 

Mesazhi i Dom Gjergj Metes

 

TE HEQIM DORE NGA NORMALITETI…

 

Të dashur miq,

 

Në Shqipëri e në Ballkan numrat e të prekurve me Covid-19 po rriten.

 

Ndjej për detyrë qytetare që t’ju ftoj të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Është koha e përkujdesjes e cila duhet të na zhvillojë përmasën e solidaritetit me njëri-tjetrin dhe ndaj të mirës së përbashkët.

 

Nuk vlen ajo shprehja mors tua vita mea (vdekja jote është jeta ime), pasi vdekja apo sëmundja e një njeriu është edhe vdekja apo sëmundja e të gjithëve. Jeta është një e mirë që na është dhënë. Kjo pandemi po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

 

Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg.

 

Prandaj:

 

distancim fizik;

përdorim i maskave në ambjente të mbyllura;

përgjegjësi ndaj simptomave.

 

Është një rast i volitshëm për t’u rritur në përgjegjshmëri e të tregojmë se sa e duam jetën dhe se sa e vlerësojmë njëri-tjetrin.

 

Jemi një vend i vogël dhe i varfër, me shumë probleme edhe pa pandeminë e tërmetin. Nuk mund të lejojmë që kjo pandemi të na varfërojë e izoloi më shumë. Na kanë mbyllur kufijtë, jemi të detyruar të rrimë në karantinë nëse kalojmë kufirin në ndonjë shtet. Rritja e rasteve po na penalizon.

 

Prandaj është detyrë e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, që të heqim dorë nga normaliteti i jetës së deritanishme e të strukturojmë një normalitet të ri që ndoshta do të na kushtëzojë për shumë kohë.

 

Sa më parë të mësohemi aq më mirë është për ne të gjithë.

 

Ditë të mirë

 

+ dom Gjergji

Exit mobile version