Connect with us

Aktualitet

“Na kanë vjedhur Tiranën”, Nisma Thurje nis përgatitjet për fushatë, zyrtarizohet Pano Soko në Tiranë

Published

on

Partia “Nisma Thurje” ka prezantuar kandidatin kryesor për mandatin e deputetit në Tiranë. Fushatën në kryeqytet do ta udhëheqë ekonomisti Pano Soko.

Në një video të postuar në faqen e tij në ‘Facebook’, Soko ka cituar disa prej pikave që ai kërkon t’i japë jetë në parlament dhe fton qytetarët t’i bashkohen dhe ta mbështesin në atë që ai e quan një alternativë të re, shpresëdhënëse për të rinjtë dhe inkurajuese për atë që kërkon punësim dhe fuqizimit e biznesit të vogël.

Në këto zgjedhje do të kandidoj në siglën e Nisma Thurje në qarkun e Tiranës. Dhe ka vetëm një arsye. E ndjej si detyrim ndaj tim biri që të bëj maksimumin që t’i lë atij dhe brezit të tij një Shqipëri ndryshe. Ne jemi një grup qytetarësh të lirë që kërkojmë një zë në vendimmarrje. Profesionistë të ndryshëm që kërkojmë që vendi ynë të shkojë nëpër një tjetër rrugë.

Dhe e dimë që për ta bërë të mundur atë që kërkojmë duhet të angazhohemi vetë. Nuk mund të presim ta bëjë dikush tjetër. Ata që na mbështesin janë me qindra mijëra në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më peng i 5-6 individëve që pasi na vjedhin, na thonë jeni të varfër. Jo nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Nëse dhe ti e beson që jemi të vjedhur, në 25 Prill voto Nisma Thurje!”, shkruan Pano Sako, teksa ka postuar edhe videon e mëposhtëme. TPZ.al