Connect with us

Aktualitet

Najada Çomo bën apelin e fortë: Po vdesin mosha të reja, na ndihmoni.

Published

on

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka dhënë alarmin se në spitalet COVID në Shqipëri po rritet dita ditës numri i pacientëve të rinj me simptoma të rënda, ku nuk kanë munguar as rastet e vdekjeve.

“Kemi një shtim të numrit të rasteve në spitale. Është shtuar numri i moshave të reja, edhe me raste të humbjes së jetës. Situata në spitale është e përballueshme,  Sigurisht, fluksi në spitalet Covid vazhdon të jetë i përballueshëm, por i shtuar nga ana numerike. Dhe ajo çka unë doja të thosha, si thirrje për popullatën, është që, marrja e masave është e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin e çdo lloj grupmoshe. E dyta, është shtuar numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive dhe super intensive”– tha ajo, duke bërë apel për respektimin e masave anti-Covid.

Çomo shtoi se këta të rinj janë pa sëmundje kronike. “Janë persona pa sëmundje kronike, tashmë janë mosha të reja që janë nuk kanë sëmundje kronike, pra ka një ekspozim të lartë”.

Mjekja kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve në mënyrë që edhe stërmundimi i bluzave të bardha të marrë fund.

Ne garantojmë punën tonë, por stërmundimi i bluzave të bardha, popullata shqiptare mund t’i përgjigjet vetëm me respektimin e masave, sepse jemi për të mbrojtur shëndetin, do punojmë me çdo kusht deri kur të kemi pacientin e fundit, por popullata duhet të na ndihmojë”- tha Çomo. tpz.al