Connect with us

Politike

Najada Çomo do jetë kandidate e PS, Ylli Manjani del me kërkesën e papritur: Jam sinqerisht i gëzuar

Published

on

Kryeministri Edi Rama rekrutoi ditën e sotme Najada Çomon nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për në listat e tij për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Shefja e Spitalit Infektiv do të kandidojë në Tiranë, ndërsa lajmi i u bë publik pikërisht në ditën kur Tritan Kalo, një nga mjekët infeksionistë të njohur të Shqipërisë dha dorëheqjen nga Komiteti duke akuzuar politikën për infektim të bluzave të bardha.

Ish-minstri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se është i gëzuar që mjekja e infektivit do të jetë në listë për deputete të partisë së saj.

Ai i kërkon që të gjithë ato mjekë, militantë si puna e zonjës, ti heqin bluzat e të shkojnë tek partia që duan.

Deklarata e Manjanit:

“Jam sinqerisht i gëzuar që mjekja e infektivit do të jetë në listë për deputete të partisë së saj. Me këtë rast lutem që të gjithë ato mjekë, militantë si puna e zonjës, ti heqin bluzat e të shkojnë tek partia që duan.

Edhe mjek edhe militant nuk shkon. Militanti e ka të pamundur të mjekojë atë pa parti. Atë të partisë tjetër sdo ta shohë me sy, jo më ta mjekojë.

Mjeku militant betohet tek autokrati, jo tek Hipokrati.Ndaj lutem që le të shkojnë nëpër parti dhe të shpëtojë mjeksia nga militantët”, shkruan Ylli Manjani