Politike

Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin! Kemi Covid-19 nëpër këmbë, nuk është koha për t’ju futur politikës

Published

on

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar afrimin e Shefes së Infektivit Najada Çomo në Partinë Socialiste, pas ftesës së kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Pipero e cilësoi si lajm të mirë për politikën shqiptare dhe lajm të keq për Infektivin.

“Unë besoj se ky është një lajm i mirë për parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infetkivin se Najada është një nga shtylla kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë diçka. Fakti që u thirr nuk na  bën xheloz por ndihemi të përfaqësuar”, tha Pipero.

I pyetur se nëse do t’i bëhej e njëjta ftesë a do ta pranonte, Pipero tha se për të nuk është koha e përshtatshme që t’i futet politikës.

“Është pyetje e vështirë. Nuk e jap dot përgjigjen e saktë tani. Kam diskutuar në familje, kam biseduar edhe me vajzën, të paktën për mua nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur politikës sepse kemi Covidin përballë. Na duhen më shumë punë për ta mundur pandeminë. Duhet ta kesh ofertën që ta marrësh vendimin. Ju thoni kurrë mos thuaj kurrë. Është pyetje hipotetike. Po të ishte oferta do mendohesha mirë”. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe, tha mjeku…

Exit mobile version