Aktualitet

Navigoni në internet para se të flini? Atëherë mësoni çfarë po ju ndodh me mbipeshën

Published

on

Nëse jeni edhe ju në grupin e njerëzve që nuk i zë gjumi nëse nuk bëjnë një shëtitje të fundit në internet, atëherë duhet të ndalni një moment.

Sipas rezultateve të një studimi të kryer së fundi në Britani, përdorimi i pajisjeve elektronike si celulari, tableti apo kompjuteri para gjumit, kanë efekte negative dhe mund të bëhen shkak i shumë sëmundjeve, duke filluar që nga obeziteti e deri tek to më të rëndat kardiovaskulare.

Një studim i ri nga Brigham dhe spitali i grave të Bostonit, ka nxjerrë në dritë detaje të reja shqetësuese rreth efekteve të rënda të përdorimit të pajisjeve elektronike, sidomos para gjumit. “E dimë nga studimet e mëparshme se drita e ekranit gjatë natës ul nivelin e melatoninës.

Studimi tregon rezultatet e krahasuara të leximit të librit apo celularit para gjumit”,- është shprehur doktoresha Anne Marie Chang, një nga bashkautoret e studimit.

Nëse nuk dëshironi të ndjeni lodhje gjatë gjithë ditës, atëherë bëni mirë të lexoni disa faqe të një libri para se të flini dhe jo të navigoni në internet. Kjo është këshillë e hershme e mjekëve, e cila është akoma e vlefshme për të ruajtur një stil jete të shëndetshëm./shkoder.info

Exit mobile version