Kronikë

Ndërtoi pa leje, arrestohet 53 vjeçari në Arapaj

Published

on

Policia e Durrësit, bëri me dije se ka arrestuar një 53 vjeçar, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 53 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt (me beton dhe profile hekuri), pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

 

Exit mobile version