Aktualitet

Ndihmoi Shqipërinë me dy helikopterë në luftën ndaj zjarreve, Meta falenderon BE: Mirënjohje për solidaritetin e treguar!

Published

on

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian, për situatën e zjarreve në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shkruan se reagimi i mekanizmit të Mbrojtjes Civile mezi pritej, e ai i shpreh mirënjohjen dhe solidaritetin e treguar në këto momente të vështira për vendin.

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.
Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱

Exit mobile version